Kategoria e Dytë, Grupi A/ Kryeson Sopoti, Gramshi merr 3 pikët e para pas 8 javësh

119
Sigal

Kategoria e Dytë ka hyrë në një fazë tepër interesante, teksa renditja është duke marrë formë nga java në javë. Këtë fundjavë u luajtën edhe ndeshjet e para për vitin kalendarik 2023, teksa javën e 9-të në grupin A do ta përmbyllë dueli mes Adës dhe Sopotit të Librazhit.

Në këto javë të luajtura është Sopoti që kryeson ne 19 pikë në 8 ndeshje, një më shumë se Valbona e vendit të dytë që ka po 8 ndeshje, ndërkohë aty pranë ndodhet edhe Veleçiku me 18 pikë në 9 ndeshje, teksa në vendin e katërt është pozicionuar Vora me 17 pikë në 8 ndeshje.

Tabelën e mbyll Ada me 1 pikë në 7 ndeshje, teksa Gramshi këtë javë provoi edhe shijen e pikëve, duke mposhtur Shënkollin me rezultatin 2-3.