Zelanda e Re përmbytet pas rreshjeve të mëdha, të paktën 4 vik’tima deri tani

93
Sigal

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve.Qyteti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa kryeministrika falënderuar ekipet emergjente për reagimin e shpejtë ndaj katastrofës.

Kryeministri madje udhëtoi drejt Aucklandit, ku i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave nga vërshimet.

“Humbja e jetëve të njeriut është shumë tragjike”, tha ai gjatë një konference për media.

Si pasojë e përmbytjeve, autoritetet kanë mbylluar aeroportin, kurse disa shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.