Presidenti katalanas krijon një qeveri pa të burgosur apo të mërguar

453
Sigal

Presidenti i ri i Katalonjës, Quim Torra, krijoi një qeveri që nuk përfshin asnjë indipendentist të burgosur, në mërgim apo në ndjekje nga drejtësia, njoftoi sot zyra e tij.

Këto zgjedhje nga presidenti katalanas mund të zhbllokojnë situatën politike në rajon.
Quim Torra, kur sapo u bë president kishte sfiduar Madridin duke emëruar katër ministra të burgosur apo në mërgim, shkruan atsh.

“Ai nënshkroi një dekret të ri me emërime për të krijuar një qeveri në Katalonjë ku nuk ka më asnjë personalitet që ndiqet nga drejtësia”, thuhet në këtë komunikatë.