Miratohet ligji i shumëdebatuar për pakicat kombëtare

717
Projektligji i shumëdebatuar për pakicat kombëtare është miratuar në parim me 117 vota pro.
Ndërsa amendamentet e Vangjel Dules nuk janë miratuar.
Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe. Kundër këtij ligji ka votuar kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili qëndrimin e tij e shprehu edhe kundër seancës plenare kur deklaroi se ligji nuk përmbush kërkesat e BE për integrimin.
Sigal