Lëvizja anti –Basha, kërkon zgjedhje të reja

510
Lëvizja anti-Basha nuk tërhiqet. Ajo kërkon mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar për të bërë të mundur ndryshimet në PD. Pak ditë më parë nënkryetari i PD-së Edmond Spaho në një deklaratë për “Telegraf” u shpreh se në shtator pritet të bëhet reformimi i partisë, që do të fillojë nga baza. Megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete për datën se kur do të mblidhen strukturat e sa. Anëtarët e Këshillit Kombëtar një pjesë e të cilëve janë pozicionuar kundër Bashës, pritet të jenë në këtë pozicion deri në shtator të vitit që vjen. Kjo për faktin se në këtë muaj u përfundon mandati katër vjeçar. Vetëm mandati i Lulzim Bashës përfundoi në 22 korrik, kur edhe u rizgjodh në krye. Kuvendi i PD-së zhvilloi punimet 3 vite më parë, ku anëtarësia e Këshillit Kombëtar në datën 27 shtator 2014 zgjodhi forumet e reja drejtuese, dy nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm dhe sekretariatin e ri të PD-së. Në bazë të statutit të partisë, mandati i tyre katërvjeçar përfundon në shtator të vitit që vjen. Ndaj, sipas drejtuesve aktualë të PD-së, nuk mund të ketë zgjedhje jashtë asaj çfarë parashikon dokumenti themeltar i PD-së, statuti i saj. Por, grupimi anti-Basha ka propozuar një projektstatut të ri, sipas tyre për demokratizimin e PD-së. Pak ditë më parë ky grupim bëri me dije se do të vijojë për një përpjekje serioze e konstruktive brenda PD-së për demokratizimin e brendshëm të partisë, për rikthimin në vlerat themelore të kësaj partie, për konsolidimin e saj ideologjik, për të dhënë shpresë për PD-në dhe vendin.Gjithashtu në njoftim thuhej se anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë së PD-së, dhe anëtarë të PD-së në të gjithë degët e saj mbarë Shqipërisë janë të detyruar të marrim unanimisht vendimin për vazhdimin e lëvizjes për bashkimin dhe demokratizimin e Partisë Demokratike nga brenda radhëve të saj. Në deklaratë kërkohej edhe analiza e humbjes së zgjedhjeve dhe votave në 25 qershor
Sigal