Lefter Maliqi: Vendi digjet, mohikani i fundit i surrelit krihet! Të bashkohemi për t’i dhënë goditjen e fundit

272
Sigal

Nga Lefter Maliqi

Vendi digjet, mohikani i fundit i surrelit krihet. Gushti asnjë në punë, në këtë kohë kur po vdesin 6 persona në ditë nga covid, kur po infektohen nga 150 persona në ditë, kur po vriten, grabiten çdo ditë, kur droga po lulëzon, paniku, terrori ne plazhe dhe korrupsioni vazhdon, kurse ky pret në Dhërmi t’i vijë Tony Blair që të marrë racionin e radhës dhe e pastaj na vjen në shtator për të na mbushur mendjen se punon shumë e digjet për popullin, ndërkohë që gjatë të gjithë kësaj kohe populli po digjet e ky po nxihet e krihet. Duhet të bashkohemi t’i japim goditjen e fundit këtij prostitucioni që vazhdon të krihet kur populli digjet.