Me çanta në krahë, qytetarët nisen në këmbë drejt Greqisë. I moshuari: Kam që në orën 2 të natës që pres

292
Sigal

Situata në Kakavijë është bërë alarmante. Qytetarët që kanë edhe tre ditë që presin në radhë, kanë nisur revoltën dhe tashmë nuk presin më në makinat e tyre por kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste.

Ndërkohë shumë qytetarë kanë nisur të ecin në këmbë me çantë në krah, pasi mendojnë se në ketë mënyrë mund të arrijnë më shpejt në kufi për të kaluar më pas drejt Greqisë.

Një qytetar i cili ka prej orës 2 të natës në radhë ka thënë se askush nuk u ka dhënë asnjë shpjegim.

Më tej ai shprehet se ka njerëz të sëmurë, gra, fëmijë e pleq që presin të kalojnë, e thotë se autoritetet presin të vdes ndonjë qytetarë që të ndërhyjnë.

“Kam që në orën 2 të natës, asnjë njeri nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Këtu ka njerëz të sëmurë, fëmijë, gra, pleq. Jemi pa bukë pa ujë, pa asgjë. Ç’a do të vdesin njerëz këtu që të ndërhyjnë”, u shpreh qytetari.

Deklarata e qytetarit vjen në një kohë kur situata është bërë alarmante.

Sot mësohet se vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim si nga pala greke e as nga ajo shqiptare.