Largimi masiv, Xhelal Mziu: Basha në Kukës, takim plotë shpresë për shqiptarët

794
Sigal

Ditën e sotme, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Kukës për të takuar të rinjtë e këtij qyteti.

I ndodhur në Kukës, Basha shkruan se qeveria e ka harruar këtë qytet, dhe e vetmja alternative që u ka dhënë është emigrimi.

Në lidhje me postimin e Bashës ka reaguar ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

Postimi i plotë i Mziut

Basha në Kukës!

Takim plotë shpresë për shqiptarët

“Traun do e heqim…
Doganën do e heqim…
Kemi kërkuar Ramës të hapë rrugën për zgjedhje….
Po nuk e hape me të mirë, rruga tjetër është me forcë, me përballje”!
Këto janë fjalët që çdo Kukësian, çdo Demokrat dhe çdo Shqipëtar, madje dhe ato matan kufirit prisnin…
Turi Bashës #PotëDëgjoj po jep frytet!
Platforma Basha po funksionon #ShqipëriaEPara!
Sot shpresa është në rritje, entuziazmi po rikthehet, eksodi do stopohet, emigrantët po mendojnë rikthimin! Ne jemi shumica!
Sot Lulzim Basha foli si Donald Trump, foli si Boris Johnson!
Shqipëria do të bëhet më e madhe!