Opozita e akuzoi për makinën luksoze të vëllai të tij, flet për herë të parë Kryeministri Rama: Ma ka dhuruar vëllai, por…

505
Sigal

Opozita kërkon sqarime nga kryeministri për një makinë të blinduar, sipas saj me të cilën udhëton kreu i qeverisë, në pronësinë e të vëllait.

Por, vetë Edi Rama mohon që makina të jetë e tillë.

I ftuar në studion e “Opinion”, kryeministri Rama shprehet se makinën ia ka dhuruar vëllai që në vitin 2009.

Pjesë nga biseda:

Rama: Njëri nga ata të fushës të çohet nga studioja dhe të shkojë dhe të shohi nëse makina është e blinduar apo nuk është e blinduar.

Fevziu: Është makina e vëllait tuaj.

Rama: Po e vëllait është. Një nga ata të fushës të çohet tani shkojë ta verifikojë nëse makina është e blinduar.

Artan Hoxha: E kemi blinduar që kur erdhëm!

Rama: Mirë ishte t’i bënit verifikimin përpara se t’i bënit blindimit.

Fevziu: E ka thënë opozita. Se gazetarët nuk kanë pistoleta në dorë që të provojnë.

Rama: Makina nuk është e blinduar. Është e vitit 2009. Ma ka sjellë im vëlla kur kam qenë në opozitë. Ka dalë një lajm që kam blerë një makinë të re qindra mijëra euro. Kam çuar makinën e stërkonsumuar në servis dhe kam marrë me qira një makinë nga servisi. Unë përdor atë makinë sepse nuk kam dashur t’i kushtojë para…Siç e dini nuk di t’i japë makinës, di t’i japë vetëm makinës së qeverisë. Nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministër. Makina që thonë se është Benz i ri me raketa brenda, është makina që të jep servisi kur jep makinën tjetër…