Kroacia, 1 milion euro për dëmtimet e tërmetit në Shqipëri

497
Sigal

Kroacia do t’i dhurojë 1 milionë euro Shqipërisë në konferencën e donatorëve që do të mbahen më 17 shkurt në Bruksel për tërmetin e 26 nëntorit, që shkaktoi 51 të vdekur dhe shumë dëme materiale.

Konferenca bëhet për të ndihmuar qeverinë shqiptarë në rindërtimin e godinave të shkatërruara.

Zdravka Bušić, Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropës informoi kabinetin për donacionin.

Në konferencën që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat Andrej Plenković.

Ndërkohë qeveria kroate në mbledhjen e sotme vendosi që gjithashtu të ndihmojë edhe Venezuelën që po kalon një krizë ekonomike, si edhe Bosnjë Hercegovinën.