Tre të arrestuar për drogën në çatitë e Vithkuqit

577
Policia jep detaje të operacionit të koduar “Kontrata” në Vithkuq të Korçës dhe saktëson se janë sekuestruar në në total 160 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, 2 armë zjarri me municion, 1 armë gjahu, si dhe 3 aparatura lojra fati.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në banesën në pronësi të Pandeli Dines në fshatin Vithkuq u gjetën dhe u sekuestruan 137 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit Janaq Qirici (të cilin i`a kishte lënë në përdorim me kontratë qeraje shtetasit Aldo Kita) në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, konkretisht në pjesën e tavanit u gjet një sasi prej : 23 kg me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa e vendosur në 10 (dhjetë) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Arrestimet- 
Të arrestuarit janë Janaq Qirici, 52 vjeç, banues në Vithkuq. Aldo Kita, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Pandeli Dine. Ndërsa janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtor A.H, 24 vjeç, banues në Fier .

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Venia ne dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, të parashikuara nga nenet 283/2; 280; 198 të Kodit Penal.
Sigal