Sarandë, policia kufitare shpëton katër pushues

613
Policia kufitare i ka ardhur në ndihmë katër pushuesve të cilët rrezikonin të mbyteshin në zonën ujore të Ksamilit.
Mësohet se ditën e sotme disa persona kanë kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin sepse mjeti i tyre lundrues tip Pedalon kishte pësuar defekt.
Shërbimet e Policisë Kufitare pas sinjalizimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ardhur në ndihmë duke bërë të mundur nxjerrin në terren tokësor të : A.V., 27 vjeç, M.F., 29 vjeç, A.S., 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe E.Gj., 27 vjeç, banues në Pukë.
Ata ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia i këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në terren ujor.
Sigal