Kualifikimi i Teutës, reagon Presidenti Meta: Urime për këtë performancë premtuese!

248
Sigal

Ekipi i Durrësit, “Teuta” mposhti sot izraelitët e “Beitar” me rezultatin e pastër 2-0, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndjekur ndeshjen në stadium dhe ka uruar ekipin për fitoren.
“I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar të Teutës sot! Urime për këtë performancë mbreslënëse dhe premtuese!”, shkruan presidenti Meta në Facebook.
Me fitoren e sotme Teuta kualifikohet në raundin e dytë paraeliminator të Europa Leagues.