PAA: Shqiptarët në Mal të Zi të votojnë kandidatët që përfaqësojnë interesat e tyre

318
Sigal

 Partia Agrare Ambientaliste u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të votojnë lisat e kandidatëve shqiptarë në zgjedhjet e 30 gushtit. Në një deklaratë për mediat, PAA thekson se shqiptarët duhet të mbështesin subjektet e tyre elektorale që u garantojnë mbrojtjen e interesave.

“PAA u bën thirrje publike shqiptarëve në Mal të Zi të unifikohen, bashkohen dhe përkushtohen për të votuar kandidatët shqiptarë që angazhohen për stabilitetin e Malit të Zi dhe paqen e prosperitetin në Ballkan. Liritë e tyre politike, ekonomike, kulturore dhe etnike mund të rriten, zgjerohen, mbrohen dhe garantohen më mirë, duke rritur peshën në përfaqësimin politik dhe kontributin pozitiv të shqiptarëve në Malin e Zi në perspektivën euro-atlantike të Malit të Zi”,- thuhet në reagimin e PAA.

PAA shprehet kundër qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë bëri thirrje për votimin e partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

“Të drejtat e shqiptarëve duhet të garantohen jo nga individë të veçantë, por nga respektimi nga çdo lider dhe qeveri në Malin e Zi të kritereve të Copenhagenit dhe të standarteve më të mira të demokracive funksionale.

Përlutjet për të votuar për një individ të caktuar kanë mentalitet jo demokratik dhe autoritarian.  Kontributi pozitiv i shqiptarëve në momente të vështira në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe kontributi i përhershëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkan janë vlera thelbësore të kombit shqiptar të cilat nuk duhet ti cënojë asnjë politikan që synon përfitime personale jo vetëm elektorale”,- deklaron PAA.