Adriatik Llalla i dorëzon sot detyrën Prokurores së re të Përgjithshme Arta Marku

538
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, e zgjedhur dje nga Kuvendi me 69 vota pro, do të marrë sot zyrtarisht detyrën. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, i pari që ka mbërritur në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme ka qenë Adriatik Llalla, të cilit i ka përfunduar mandati i kryeprokurorit.
Llalla do t’i dorëzojë detyrën Prokurores së re të Përgjithshme, Arta Marku, e cila u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës, votim i ushtruar në një situatë të tensionuar në Kuvend.
Pasi bëri betimin në Kuvend, Marku u nis drejt Shkodrës, ku jeton familja e saj.
Sigal