Halli i madh dhe i vërtetë sot i Shqipërisë nuk është deti, por toka!

292
Sigal

Nga Edmond Panariti
Çështja jonë më e mprehtë kombëtare është si ti mbajnë këmbët në tokë, sepse ajo po na rrëshqet poshtë tyre për ditë dhe më shumë.
Po na rrëshqasin dhe firojnë pasuritë e Shqipërisë mbi tokë dhe nëntokë që shfrytëzohen por që nuk i sjellin asnjë qindarkë fitim dhe mirëqenie popullit të saj.
Ato janë dorëzimi i vërtetë i sovranitetit!
Çështja jonë e madhe dhe e dhimbshme është shkëputja e Rinisë nga trojet dhe vëndlindja e saj nga pamundësia e jetesës.
Kjo hemorragji dhe ky shkretim është dorëzim i vërtetë i sovranitetit.
Borxhi gjigand dhe asfiksues sa i gjithë prodhimi kombëtar është de fakto “pushtim” dhe dorëzim sovraniteti.
Kjo është çështja! Këtu kërkohet zgjidhja.
Në tokë dhe me këmbë mbi tokë!