Zjarr i madh në një pyll të Roskovecit, digjen disa hektarë me pisha, zjarrfikësit në luftë me flakët

242
Sigal

Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha të fshatrave Vlosh të Roskovecit dhe Drenie të Mallakastrës, që janë në kufi me njëra-tjetrën.

Deri më tani zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha, ndërkohë që rrezikohet kurora e pishave në këtë zonë të pyllëzuar.

Në vendngjarja ka mbërritur edhe policia për të ndihmuar në neutralizimin e situates, por ndërhyrja është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer.