Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova: Bëtë gabim dhe turp diplomatik

551
Sigal

/Gazeta TELEGRAF 

Sapo morëm vesh se Sekretari Amerikan i Shtetit, Toni Blinken, e ka shpallur publikisht Zotin Berisha si njeri të cilit i ndalohet hyrja në SHBA bashkë me familjen e tij. Ky është një gabim dhe turp diplomatik i SHBA-së. Ajo që ka bërë Berisha në Shqipëri është monument historik.

Të harrosh Kryeministrin Rama sot si kreu i korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri është bashkëfajësi ose naivitet feminor. Kjo politikë amerikane kundrejt një populli tejet proamerikan dhe liridashës është turp i padëgjuar. Le të shpresojmë se vetëdija e arësyeshme politike amerikane do të mbizotëroje kundrejt thashethemnajës kriptokomuniste sorosiane që ka përmbytur Shqipërinë dhe SHBA-në e sotme vendimmarrëse.