Kryeministri Rama: Programi që do të trajnojë 4 mijë mësues me metodat më efektive do shtrihet në gjithë Shqipërinë

16
Sigal

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të mërkurën se programi kombëtar i zhvillimit profesional të mësuesve do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Duke ndarë disa nga momentet që paraqisnin pamje nga trajnimi i mësuesve në programin kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve Rama përmes një reagimi në rrjet tha: “Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, do të trajnojë mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies”, u shpreh Rama. Ky program ambicioz angazhon 7 universitete publike të vendit, të cilat janë të njohura për kontributin e tyre në formimin e brezave të rinj të mësuesve, si Universiteti i Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Ministria e Arsimit dhe Sportit nisi Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025. Deri në fund të 2024, më shumë se 4000 mësues nga i gjithë vendi do të përfitojnë nga trajnimet në lëndët e gjuhës shqipe, matematikës, lëndët e shkencave, arsimi fillor dhe teknologji informacioni, duke i përgatitur ata me metodologji të reja të mësimdhënies.