Prof. Kristaq Kume: Ndryshimet në ligjin për partitë ndihmojnë demokracinë

18
Sigal

Aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile u bënë sërish bashkë edhe këtë të mërkurë, ndërsa tema që i bashkoi ishte ajo e diskutimeve mbi ndryshimet në ligjin për partitë politike. Një ndër ekspertët e proceseve zgjedhore njëherësh edhe dikur mbajtës i funksionit të lartë si ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve z.Kristaq Kume i pranishëm në këtë aktivitet u shpreh se këto ndryshime do të duhet të jenë në dy drejtime kyçe: “Objekte të ndryshimit duhet të jenë dy drejtime kryesore: ato të cilat të krijojnë kushte të nevojshme që të zhvillohet sistemi në mënyrë efektive sistemi partiak që do të thotë të bëhen ndryshime që do rregullojnë zhvillimin e demokracisë së brendshme në partitë politike dhe që do të mundësojnë zvogëlimin e hapësirave për fenomenin e drejtimit autokratik. Të bëhen rregullime që do krijojnë mundësi të rritjes së transparencës në veprimtarinë e partisë politike dhe financimin e partive politike. Tek ne institucioni parti është inflacion. Ndryshimet në ligjin për partitë politike rekomandohet të përfshijmë dispozitat në të cilat të praktikohet detyrimi i partive politike për zgjedhjet periodike për organet drejtuese të tyre, sipas parimit një anëtar një votë, për zgjedhjen e kandidatëve për deputet ose për organet e qeverisjes vendore sipas parimit të zhvillimit të primareve. Rekomandimet duhet të pasqyrohen në ligj”,- tha ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve z. Kristaq Kume.