Kryeministri Rama i gënjeu emigrantët për premtimet e 2013-s, ndërsa në Shqipëri zboi investimet e tyre

615
Jakup B. GJOÇA

FORUMI/ Emigrantët në Greqi shprehin për “Telegraf” zhgënjimin e tyre të madh për qeverisjen 4 vjeçare të kryeministrit Rama
Emigrantët shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri në zgjedhjet parlamentare të 2013-s, i mirëbesuan premtimeve elektorale të Edi Ramës, ndaj sakrifikuan dhe shkuan dhe e votuan në Shqipëri, më shumë se 80.000 vetë. Mirëpo, në 4 vjetët e qeverisjes, siç pohojnë emigrantët në gazetën “Telegraf”, kryeministri Rama asnjëherë nuk u përkujdesua, nuk u interesua për emigrantët, duke i braktisur, dhe i gënjeu, i mashtroi për premtimet e shumta që u dha në 2013, sikurse nuk bëri asgjë për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve, për marrëveshjen me shtetin grek për pensionet e emigrantëve, nuk i ndihmoi emigrantët të investojnë në Shqipëri, etj. Kryeministri Rama nuk do që emigrantët të votojnë këtu në Greqi, siç u premtoi në 2013, sepse votat e emigrantëve nuk i manipulon dot. 

Alfred Fizi: “Qeveritarët e Ramës tani sillen me emigrantët, thua se janë ….Opozitë akoma”
E çuditëshme është se këto ditë qeveria “Rama” është kujtuar se paska dhe emigrantë dhe kërkon votat e tyre. Po ku ishte këto katër vjet për zgjidhjen e problemeve dhe premtimeve që u kishte dhënë emigrantëve, dhe nuk ishin pak ato premtime? Më e çuditëshmja është se po sillet sikur akoma Rama është në opozitë dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Por më e keqja është se këta të paskrupull kujtojnë se me emigrantët mund të tallesh e t’i vësh në rresht sa herë që u duhen. Qeveritarët nuk duan të kuptojnë asgjë nga detyrimet e tyre ndaj emigrantëve. Emigrantët janë një pjesë vitale e Shqiptarëve dhe nuk janë ata që bukën e gojës e kanë të lidhur me lëpirjen politike, por të sprovuar në tregun e lirë të punës me aftësitë e tyre, duke krijuar respektin e vendeve të huaja, por jo të qeverisë Shqiptare. Jo, jo, jo nuk të besojnë më emigrantët dhe mos harro se janë intelektualë, profesionistë, bisnesmenë me aftësitë e tyre pa asnjë ndihmë dhe brezi i dytë është i pajisur dhe me dije në shkollat e perëndimit, kur i kishe të gjitha mundësitë që atë potencial të tyre mund ta shfrytëzojë në shërbim të Shqipërisë. 

Valentina Jovani: “ Rama na premtoi të kontribonte për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët, por nuk solli një libër”
Të gjithë deputetët socialistë, që vinin këtu në Athinë në zgjedhjet parlamentare në 2013, na premtuan se do të na ndihmonin të hapnim shkolla shqipe, që fëmijët tanë të mësojnë me kurse gjuhën shqipe. Vetë Edi Rama premtoi se do të dërgonin libra për të gjithë fëmijët, do të bisedonin me qeverinë greke, që në shkollat greke, mbasdite të bëheshin kurset e gjuhës shqipe, na premtoi se do të financonte edhe për mësueset. Mirëpo, në 4 vjet të qeverisjes “Rama”, nuk u soll asnjë libër të gjuhës shqipe, nuk u hap asnjë kurs për mësimin e gjuhës shqipe/ 

Kosta Gjika: “Ne emigrantët shqiptarë në Greqi jemi delja e zezë, ngaqë Rama pengoi integrimin e Shqipërisë në BE”
Premtoi marrëveshje me Greqinë, për pensionet e refugjatëve asnjë lloj marveshje. E dyta, premtoi votën e refugjatëve, asgjë s’bëri. Kthehen refugjatët në Shqipëri, nuk u jep as ndihmë ekonomike, pa le me për te tjerat. Emigrantët shqiptarë, që kthehen në Atdhe, edhe për rraqet e vjetra paguajnë doganë, etj, etj. Në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s, Edi Rama në takimet tona në Athina, na premtoi se qeveria e tij do të integronte Shqipërinë në Bashkimin Europian. Mirëpo, Shqipëria nuk pranohet në BE, sepse qeveria e Ramës bashkëqeveris me krimin e Organizuar dhe me Korrupsion. Të humbur jemi ne emigrantët në Greqi, sepse, meqë Shqipëria nuk është në BE, ne emigrantët humbasim shumë të drejta sociale, që shteti grek jep për qytetarët e vet dhe për shtetasit e BE, që jetojnë e punojnë në Greqi. Për faj të qeverisë së Ramës, ne emigrantët shqiptarë, trajtohemi ekonomikisht nga shteti grek akoma, si delja e zezë. 
Kleanth Muho: “Rama na premtoi në 2013 se do të nëshkruante me qeverinë greke marrëveshjen për pensionet, por na gënjeu”
Pas 8 vjet opozitë, me shune premtime në te gjitha drejtimet për ne, se do votonim ku jetojmë, të cilën ne prisnim për pensionet tona, që këto 4 vite nuk është folur dhe s’po flitet, sepse ky pseudopatriot kryeministri Rama, harron se këtu në emigrim në Greqi, jetojnë 1 milionë shqiptarë, ku shpreshherë, në vend që të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore, edhe për të mirën e komunitetit emigrant shqiptar, me pseudopatriotizmat e tij slogane, i përkeqëson, dhe pasojat e tij i vuajmë ne, emigrantët shqiptarë.

Romeo Papadhima: “Korrupsioni qeveritar “Rama” i tremb emigrantët të rikthehen në Atdhe për të punuar atje”
E para korrupsioni qeveritar dhe mafia vendase që i mban në pushtet, i trembin ata emigrantë shqiptarë, që duan të rikthehen të kontribojnë në Shqipëri. Rama në 2013 u premtoi fëmijëve tanë, të cilët diplomohen në universitetet e Europës, të rikthehen të punojnë në Shqipëri, porn ë 4 vitet e qeverisjes, në shtetin që ndërton Rama, punësohen vetëm ata që janë me teserën e partisë së Ramës, ose që paguajnë rryshfetet e drejtorëve të Ramës. 

Qerim Muço: “Qeveria “Rama na shfrytëzon ne emigrantëve, me tarifat e larta konsullore, pa na dhënë asnjë ndihmë”
Deri tani asnjë parti nuk ka bërë asgjë për emigrantët as PS e as PD. Asnjë hap përsa i përket legalizimit me letra dhe as nënshkrimit të ndonjë kontrate për pensionet. Përveç shfrytëzimit si në Shqipëri dhe në Ambasadën tonë në Athinë, duke paguar dyfish çdo lloj veprimi dhe duke i bërë të pasur administratën shqiptare, ne nuk merituam asgjë tjetër. Ne kemi vlera për ata vetëm një ditë në 4 vjet, ditën e votimeve. Ne nuk jemi vetëm të shfrytëzuarit deri në palcë nga të dy shtetet, por jemi të persekutuar edhe nga qeveria jonë në Shqipëri. 

Ilir Metalia: “Qeveria e Ramës i zboi nga Shqipëria ata emigrantë, që donin të investonin në Atdhe”
Pika par në vitin 2012 kur u takuan kryeministri grek me Edi Ramën dhe premtoj se çdo shqiptar që ndodhet në Greqi do marrin nënshtetësi greke gjoja marrëveshje Rama – me kryeministrin grek. Dhe e dyta u premtoj të gjithë emigrantëve që të vinë në Shqipëri të investojnë për bisnese, po kjo ishte një mashtrim për emigrantët.
Sigal