Monika Kryemadhi te “Zonë e Lirë”: Do ketë një tërmet politik me 25 prill dhe Rama do futet në çadër!

80

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, se një vit pas tërmetit qeveria e Edi Ramës nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar banorët që humbën banesat. Kryemadhi u shpreh se Shqipëria nuk ka nxjerrë mësimet e duhura nga tragjedia, për të përballur ngjarje të tilla në të ardhmen me struktura efikase.

Lidhur me zhvillimet politike, Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk i reziston dot tërmetit politik që do të vijë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Do ketë një tërmet politik më 25 prill, Rama do futet në çadër!”,- tha ndër të tjera kryetarja e LSI.