Në krahët e mi varesh si harrim
Asgjë s’më sjell me tek ty, si dikur
As kjo puthje, këta lot, ky trishtim
Mes nesh, buzët shembur si një urë
Më kërkove sot për të fundit herë
Një puthje, të fundmen dëshirë
U ndamë si gjethet e vjeshtës me erë
Dimri na hodhi fushave pa mëshirë
Do mbijmë diku specie të çuditshme
Fruta të hidhura do lidhim prej trishtimit
Fushave do vërshëllejmë nokturne të përzishme
Notat e pikëlluara të harrimit!