Kryeministri i Kosovës Albin Kurti heq tarifën ndaj Serbisë

392
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi sot se do të heq tarifën e mallrave serbe që hyjnë në Kosovë.

Gjatë një deklaratë për mediat ai deklaroi se  “gjatë javës së ardhshme, qeveria e Kosovës merr vendim që nga data 15 mars e këtij viti të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Kurti i bëri thirrje Serbisë që të zotohet se do t’i jap fund fushatës për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të fillojë heqjen e barrierave tregtare jo tarifore ndaj Kosovës.

Ai tha se nëse pala serbe dëshmon përkushtim për këtë atëherë qeveria e Kosovës do të heq tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja.

Heqja e taksës ishte një kërkesë e përsëritur e ndërkombëtareve, SHBA dhe BE.