Shkon në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, spitali në Kremona jep alarmin: Nuk dimë më se ku do t’i vendosim pacientët”

369
Sigal

Ka shkuar në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, ndërsa numri i personave të infektuar është 650.

Ndërsa spitali në Kremona ka dhënë alarmin, pasi nuk ka më vend për pacientë.

“Nuk dimë më se ku do t’i vendosim pacientët”, tha një mjek i spitalit.

Sakaq, 37 persona te infektuar janë shëruar ne rajonin e Lombardisë, i prekuri më shumë në Itali nga koronavirusi.

Deri më tani janë shënuar 82 mijë raste me koronavirus në botë, dhe 2.800 viktima.

Të paktën 11 shtete në Europë kanë konfirmuar raste të personave me koronavirus.