Meta: Rama është koka e aferës së inceneratorëve, nëse drejtësia vonon, do angazhohem vetë

172
Sigal

Presidenti Ilir Meta komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ aferën korruptive të inceneratorëve duke thënë se drejtësia është peng i pushtetit.

Meta theksoi se nëse drejtësia vonon, do të merret vetë me çështjen e inceneratorëve. Ndër të tjera Meta deklaroi se Rama është koka e skemës së vjedhjes me inceneratorët.

Kemi një drejtësi që prej kohësh ka rënë në gjunjë para shumicës dhe presionit politik. Mjafton të shohim aferën e tmerrshme të inceneratorëve për të kuptuar se ku ndodhet sot drejtësia.

Do ketë një ridimensionim dhe përshkallëzim të veprimit opozitar, për këtë të jeni të sigurt dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse duhet një vullnet i ri politik në Shqipëri për ndryshime të vërteta.

Për të zgjuar pikërisht qytetarin shqiptar dhe për t’i thënë atij që është ai Zot i këtij vendi. Drejtësia është në gjunjë para pushtetit. Ose do të ngrihet, ose në rrënojat e saj do ngrihet një drejtësi e re.

Me çështjen e hetimit të inceneratorëve do merrem vetë. Pres reagim të përgjegjshëm nga drejtësia, por nëse ky reagim vonon atëherë me këtë zbardhjen e kësaj çështje do merrem vetë.”-tha Meta.