Deklarata e Kim/ Pollo: Askush s’mund të përcaktojë zyrtarët e një shteti

163
Sigal

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Genc Pollo ka komentuar deklaratën e ambasadores së ShBA-së për njohjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar të komanduar të PD-së.

I ftuar në një emision, Pollo ka thekuar edhe njëherë se asnjë diplomat apo dikush tjetër nuk mund të përcaktojë zyrtarët e një vendi, si në rastin e deklaratave të Yuri Kim.

Duke iu referuar ambasadores Yuri Kim, Pollos u shpreh se ‘gjithkush bëhet qesharak sipas mënyrës së vetë se kështu e do’.

Pollo: Unë mendoj që nuk është shumë me interes për një parti të traditës dhe parti serioze dhe shtetmbajtëse siç është PD-ja, të angazhohet verbalisht kaq shumë në cic-mice të tilla. Jo se neglizhoj qëndrimet e një segmenti të diplomacisë amerikane apo europiane sipas rastit, por sepse nuk kemi elemente të reja. Nqs zonja ambasadore, e gjen me vend, të dobishme dhe serioze që të përcaktojë shefin e opozitës për korrupsion, ndërkohë që skandalet e qeverisë gjatë këtyre nëntë viteve kanë qënë të pakrahasueshme me të gjitha qeveritë e mëparshme, është puna dhe e drejta e saj.

Nëse zonja mendon se është e dobishme dhe serioze që të takojë zëvendës kryeministrin Ahmetaj dhe të deklarojë që ne bashkë do luftojmë korrupsionin në Shqipëri prap është puna e saj dhe ajo i di punët e veta.

Mua nuk më duket e dobishme dhe serioze që të përcaktojë zyrtarët e një shteti sepse ka mekazima demokratike dhe ligjore, pasi unë mund të them që Spiropali është kryeministre se e ka vendosur Rama dhe PS por edhe ai nuk e bënë këtë. Nuk ka shpjegime për të thënë por për mua gjithkush bëhet qesharak sipas mënyrës së vetë se kështu e do.

Unë mendoj se i gjithë debati i konsumuar brenda PD-së e kreu punën e tij është ezauruar 90%.