‘Frroku’, s’vjen në gjyq dëshmitari që thotë se e pa të vrasë Lamajn

541
Sigal

TIRANE – Dëshmitari kyç, i cili mund të hidhte dritë mbi vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj shkurtin e vitit të kaluar, nuk është paraqitur në seancën e kësaj të mërkure kundër Arben Frrokut në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ky fakt ka mjaftuar për Genc Gjokutajn, avokatin e të akuzuarit të vetëm të drejtësisë për ekzekutimin e Lamajt, për të deklaruar dyshimet për zhdukjen e dëshmitarit të konsideruar X-s me emrin e koduar Arben Ndoka. Gjokutaj ka thënë se nuk ekziston fare një dëshmitar i tillë dhe ka kërkuar lirimin e të pandehurit Arben Frroku nga “arresti me burg” në një masë më të lehtë. Në fakt, seanca u parashikua me dyer të mbyllura për shkak se pritej dëshmia e dëshmia e dëshmitarit X. Gjykata ka shtyrë në 10 shtator për dëshminë e dëshmitarit X pasi sipas prokurorit nuk është saktësuar se me cilat gjenealitetet, të vërtetat apo për të ndryshuara. Ndërsa avokati Gjokutaj ka pretenduar se Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve ka humbur kontaktet me të dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen. Më herët, dëshmitari Arben Ndoka kishte pretenduar se e ka parë Arben Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 Shkurtit kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa do të lëvizste me makinë pranë banesës së tij në kryeqytet.

Ekzektuimi ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj
Për vrasjen e shkurtit të vitit të kaluar është arrestuar dhe i pandehur biznesmeni Arben Frroku si hakmarrje për shkak të një konflikt me Lamajn për shkak të detyrës në një postbllok policie. Ish-shefi i komisariatit numër 6 nëKombinat humbi jetën pasi u qëllua nga 12 plumba kallashnikovi, ndërsa ishte duke udhëtuar i vetëm në kryqëzimin e rrugës ‘Ibrahim Dervishi’ e ‘Petro Korçari’, me automjetin tip Lancia. Biznesmeni Arben Frroku u arrestua më 25 Shkurt të 2013-ës në Selanik nga Policia greke si i dyshuari i drejtësisë shqiptare për këtë krim. Frroku është ekstraduar në Shqipëri ku dhe po gjykohet nga Gjykata e Krimeve të rënda. Në seancat e zhvilluara nga tij, Frroku nuk e ka pranuar autorisinë mbi vrasjen e kryekomisarit Lamaj duke deklaruar se po mbahet në burg pa të drejtë. Ai është mbrojtur me argumentin se sipas tij, nuk ndodhej në Tiranë gjatë kohës kur ndodhi vrasja e Dritan Lamaj, por ka qenë në Elbasan, duke udhëtuar drejt Greqisë.