Vjedhja e thesarit të BSH, Fullani raporton në Komisionin e Ekonomisë

518
Sigal

TIRANE– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani raporton në Komisionin e Ekonomisë lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, guvernatori Fullani ka referuar lidhur edhe me inventarin e zhvilluar ditën e djeshme për zbulimin e shifrës së vjedhjes. Pas raportimit të guvernatorit Fullani, në Komisionin e Ekonomisë kanë raportuar edhe anëtarë të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ndërkaq, në orën 16:00 guvernatori Fullani do të dalë para mediave për raportin mujor të Bankës së Shqipërisë, ku pritet të japë edhe një reagim për vjedhjen e thesarit.

Kokëdhima: Ngjarja s’është normale, por BSH është e pavarur, do të analizojë vet gjithçka
Deputeti socialist Koço Kokëdhima tha për mediat pas raportimit në Komisionin e Ekonomisë me guvernatorin Ardian Fullani se Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur dhe i takon të analizojë gjithçka në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. “Nuk është ngjarje normale. Banka e Shqipërisë do t’i analizojë të gjitha gjërat, është institucion i pavarur dhe do t’i komunikojë vet rezultatet. Patëm një seancë bashkëbisedimi me Fullanin, në lidhje me këtë ngjarje”, u shpreh deputeti socialist Koço Kokëdhima, pa përfundimit të seancës me dyer të mbyllura të zhvilluara në Komisionin e Ekonomisë.