Vidhte në kufi me Malin e Zi, i arratisuri nga burgu qëllon policin

486
Sigal

SHKODER– Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe, pasi disa persona i zunë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Hot, ndërsa dy efektivë policie pasi u njoftuar për një vjedhje shkuan te “Shinat e trenit”. Sipas policisë, i dyshuar për ngjarjen është Kristian Lumaj, i cili pasi mori disa ditë leje për të dalë nga burgu, nuk u kthye më. Krisitan Lumaj vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, ndërsa pasi theu lejen duke u arratisur, dyshohet se Lumaj kalonte kufirin e Malit të Zi, duke kryer vjedhje në vendin fqinj. Ndërkaq, sipas policisë nuk dihet nëse kanë qenë edhe persona të tjerë që kanë qëlluar drejt efektivëve të policisë.

I zunë pritë, plagoset polici
Kastriot Preci është qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa po kryente shërbimin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30 kur 3 persona akoma të paidentifikuar kanë marrë në telefon sallën operative të komisariatit të Malësisë së Madhe dhe kanë njoftuar se pranë shinave të trenit në Bajzë po grabitet një banesë.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Hot, ndërsa dy efektivë policie pasi u njoftuar për një vjedhje shkuan te “Shinat e trenit”. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë grupi i gatshëm i dy punonjësve të policisë, mes të cilëve ka qenë edhe efektivi i policisë Kastriot Preci. Në momentin që kanë mbërritur pranë shinave të trenit dhe kanë zbritur nga automjeti në drejtim të tyre është qëlluar pa paralajmërim me breshëri kallashnikovi. Për pasojë ka mbetur i plagosur në krah efektivi i policisë së rendit të komisariatit të policisë së Koplikut Kastriot Preci 45 vjeç. Ndërkohë 2 punonjësit e policisë i janë kundërpërgjigjur sulmit me armë të 3 personave duke qëlluar me pistoletë. Në këtë moment 3 autorët e krimit janë tërhequr ndërsa 2 efektivët e policisë kanë kërkuar përforcime. Me të mbërritur forcat e policisë nga Kopliku dhe Shkodra, 45-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodër të s ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluzave të bardha 45-vjeçari është qëlluar në krah, ndërsa predha e plumbit i ka shkaktuar edhe frakturë. Nga ana tjetër në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat janë vënë në ndjekje të autorëve. Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë