Kryemadhi: Partnerët ndërkombëtarë të ndihmojnë SPAK të bëjë drejtësi, po shantazhohet dhe intimidohet nga qeveria

135
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka drejtuar një apel partnerëve ndërkombëtarë, që janë kontribuesit kryesor të reformës në drejtësi, për të ndihmuar SPAK-un në hetimet që kryen.

“Të ndihmojnë SPAK-un që të mos shantazhohen nga Qeveria shqiptare për të bërë drejtësi me regji.

Ata kanë nevojë për të qenë të lirë, nuk kanë nevojë të censurohen nuk kanë nevojë as të intimidohen. As t’ju çojnë drejtorat e bashkive as suflerët që kanë rreth e qark poshtë pallateve, por kanë nevojë të jenë të lirë që të bëjnë drejtësi.

Çështja e inceneratorëve nuk ka të bëjë as më ‘spacatorët’ e grupit të strukturuar kriminal por ka të bëjë me një sistem që për herë të fundit nuk duhet të kënaqemi kur të shikojmë politikanë prapa hekurave”, tha ajo.