Kryemadhi: Vendimi i Gjykatës së Lartë, nën përgjegjësi katër ministra dhe Engjell Agaçi

161
Sigal

Kryemadhi deklaroi sonte ne “Opinion” se :

“Vendimi i Gjykatës së Lartë bën me dije se të paktën katër ministra kanë pasur dijeni se po miratonin një financim për një procedurë të parregullt. Këtu gjykata e lartë vetëm emrin nuk i ka shkruajtur Sekretarit të Përgjithshëm, Engjell Agaçi. Ku është vendimi i famshëm ku kanë marrë një VKM, që është VKM për një kontratë që rrjedh nga një procedurë e paligjshme. Pra është ligji 9000 viti 2003 neni 9. Këtu Gjykata e Lartë vetem emrin nuk i ka shkruar Sekretarit të Përgjithshëm, Engjell Agaçi. Është përgjegjës për hartimin e vendimeve të qeverisë edhe për t’i futur në mbledhje qeveria dhe për t’i kthyer mbrapsh. Këtu këta përmendimin qeverinë ministrat, Niko Peleshin dhe automatikisht akuzojnë Engjell Agaçin.”