Kryemadhi: Afera e inceneratorëve shkon më shumë se 430 milionë euro. Për projektet e AZHBR do të zbarkojë prokuroria e Bashkimit Europian

179
Sigal

“Vërtetë thotë Edi Rama nuk janë 430 milionë, por janë më shumë se 430 milionë. Sepse janë paratë e ujësjellësave mbi 400 milionë euro që do të lëvrohen dhe po lëvrohen që i ka lënë në falimentim të gjithë bashkitë e Shqipërisë. Janë projektet e AZHBR që vijnë me projektet e IPARD-it që do t’ju zbresi prokuroria e BE aty në zyra në mos ju ka zbritur. Janë projektet ndërtimore të kanalizim-ujësjellësve që janë me miliona euro.”