Engjëll Musai: Nga grabitqarët e energjisë tek krimi mjedisor i Gjirit të Vlorës

206
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Telegraf

Vjedhja e energjisë për ‘BITCOIN’ dhe serat e hashashit, është e barabartë me sasinë që  konsumon  Tirana

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar dje, se “individët e lidhur me zyrtarët e lartë të sistemit energjitik shqiptar, të qeverisë  dhe policisë rajonale po përdorin energjinë elektrike duke ngritur qëndra BITCOIN në afërsi të HEC-ve”. Kaq mjafton që strukturat e hetimit të zgjohen nga gjumi dhe t’u thonë ndal banditëve me kollare dhe uniformë pasi ky është një nga skandalet dhe grabitjet më të paskrupullta që i bëhet pasurisë kombëtare, nga njerëz të veshur me pushtet, ndërkohë që për qytetarët që kanë lidhur një fije për të marrë dritë, që të mësojnë fëmijët , është përdorur dajaku dhe burgu. Madje një pjesë e tyre janë vetëvarur, apo familje të tëra janë shuar nga aksidentet, kur udhëtonin për të takuar kryefamiljarin në burg, pikërisht përse kishte lidhur një fije për dritë, të cilën shteti ua kishte mohuar në kuadrin e minimumit jetik. Ky mekanizëm vjedhjeje vjen pas grabitjes që i bëhet energjisë elektrike për serat me hashash, “shtëpive” të kanabisit, apo tuneleve të ushtrisë të cilat nuk kontrollohen dhe  s’preken nga institucionet e qeverisë e policisë elektrike, edhe pse i dinë shumë mirë që po grabisin energjinë. Vetëm me këtë sasi energjie që përdoret për BITCOIN, serat, shtëpitë dhe tunelet e hashashit, do ishte furnizuar pa asnjë problem e gjithë Tirana me 1 milion banorë. Ky është më shumë se një akt kriminal dhe banditesk, që ka përkrahjen e ortakëve të institucioneve dhe zyrtarëve të qeverisë. Pikërisht se vidhet një sasi e tillë marramëndëse, qytetarëve dhe lokaleve që do kalojnë 700 kw në muaj do e paguajnë energjinë me 330 lekë/kw.

E sikur të mos mjaftonte kjo grabitje e pasurisë kombëtare. Bizneseve dhe  qytetarëve,  ministria e linjës ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë na sugjeron ardhjen e dy anijeve që punojnë me mazut në Portin e Vlorës , çka do të bëjë që të shkatërrohet edhe turizmi në Gjirin e Vlorës. Futja e anijeve për prodhinin e energjisë, me mazut në Vlorë është një  krim mjedisor dhe me kosto maramendëse. Mbi  86 mijë euro do jetë qiraja ditore e 1 anije, vec gazoilit , mirëmbajtjes etj.. Pra as më shumë dhe as më pak ky është një biznes qeveritar, në kurriz të mjedisit dhe ekologjisë për të cilin hipokrizia qeveritare po tregon dështimin e saj, kur reklamon se 1 herë në muaj , apo 1 herë në javë në disa bashki do kemi “Ditën pa makina”. Ja këto janë ato krime të pandëshkuara, për të cilën BE i ka vënë kushte Shqipërisë për t’i hapur rrugën drejt Europës.