Hyqmet Zane: Fati i Shoqatës Çamëria e sunduar nga PDIU si vepër eksluzive e Shpëtim Idrizit

210

Pas 32 vjetësh Shoqata Çamëria ka pushuar së ekzistuari, është injoruar statuti dhe programi i saj, si dhe strategjia për zgjidhjen e çështjes më të rëndësishme kombëtare shqiptare. Kush e bëri këtë asfiksim të qëllimshëm? Sheshit kjo duket se këtë gjë e bëri vetëm mendja e një njeriu, që për interesat e një mandati deputeti ka përdorur ndër vite gjithë potencialet e interesave dhe nuk ka bërë gjë tjetër veç ka asfiksuar veprimtarinë e Shoqatës.


“Fillimisht u quajtëm “Shoqëria Politike Atdhetare Çamëria”. Më pas iu hoq fjala politike dhe sot thjesht “Shoqata Çamëria”. Përse ? Sepse duhet që përfaqësimin politik të shqiptarëve të Çamërisë, si trashëgimtarë të prindërve të tyre, që erdhën të përgjakur, nga vatrat e tyre nga genocidi grek përmes Napoleon Zervës, ta bëjë vetëm PDIU, që nuk e di për çfarë u krijua dhe përse nuk u shërbeu kësaj kauze të madhe.”

Sigal

Shfaqja elektorale që bëri i ashtuquajturi stafi i PDIU në Kllogjer për të hapur fushatën për zgjedhjet lokale ishte vepra e fundit e sjelljes abuzive të Shpëtim Idrizit në emër të çamëve pa mandatin e përfaqësimit të tyre. E them këtë sepse njeriu që fle gjumë dhe që ka mandat deputeti të dhuruar nga PD dhe që nuk ka asnjë kontribut në sfidën e shqiptarëve të Çamërisë për zgjidhjen e problemit të tyre, është pikërisht ky njeri pa dinjitet me temperament çam, pa asnjë vlerë në aktivitetin e kësaj Shoqate që po sillet si një klloun cirku sa në një tel partie e në telin tjetër për interesat e tij personale. Kur e mora vesh se çfarë bolorish bën një mendje e sëmurë që të shkojë në Kllogjër në varrezat monumentale të viktimave të rreth 3 mijë çamëve të kohës së eksodit nga genocidi grek, menjëherë u ndjeva keq, sepse kuptova se kemi të bëjmë me një akrobaci tipike të një njeriu që përdor gjakun e të vdekurve për fushatë elektorale, kurse ata të vdekurit dhe çamët trashëgimtarë presin se çfarë strategjie ka kjo e ashtuquajtura “partia e çamëve” për zgjdhjen e këtij problemi që po zgjat në kohë, se ku është ajo studioja avokatore angleze dhe çfarë u bë me të, se ku është libri i historisë së Çamërisë e sa e sa të tjera premtime që janë bërë në kohën kur vijnë zgjedhjet dhe harrohet gjithçka. Unë dhe shumë e shumë çamër nuk presim asgjë nga një formacion politik që është thjesht një parti politike që abuzivisht flet në emër të çamëve pa përfaqësimin e tyre, thjesht për të fituar ca vota që nuk i hyjnë në punë askujt. Si trashëgimtar i një familje çame që kam kurajon të jem pjesë e konbtributeve për trajtimin dhe zgjidhjene këtij problemi që nga dita e parë e krijimit të (Shoqërisë) Shoqatës Çamëria, shtroj pyetjen :- Çfarë i është bërë kauzës së Çamërisë ? Përse gjithë kjo situatë heshtje dhe përdorimi të fasadave folklorike se a thua kemi nevojë për to, në një kohë që Shoqëria Çamëria është një organizim, që buroi nga shpirti çam 32 vjet e ca për të trajtuar dhe ndërkombëtarizuar një çështje kombëtare shqiptare të mbetur në udhëkryqin e historisë.

“U ndjeva keq KUR kuptova se kemi të bëjmë me një akrobaci tipike të një njeriu, që përdor gjakun e të vdekurve për fushatë elektorale, kurse ata të vdekurit dhe çamët trashëgimtarë presin se çfarë strategjie ka kjo e ashtuquajtura “partia e çamëve” për zgjdhjen e këtij problemi, se ku është ajo studioja avokatore angleze, dhe çfarë u bë me të, se ku është libri i historisë së Çamërisë e sa e sa të tjera premtime…”

Unë dhe shumë e shumë çamër të tjerë që nga krijimi i Shoqatës Çamëria e kemi lidhur çdo qelizë tonën me kauzën tonë të shenjtë,  me Çamërinë dhe sytë e zemra do të drejtohen gjithmonë drejt problemit të halleve të Çamërisë. Kush e bëri këtë asfiksim të qëllimshëm? Sheshit kjo duket se këtë gjë e bëri vetëm mendja e një njeriu që për interesat e një mandati deputeti ka përdorur ndër vite gjithë potencialet e interesave dhe nuk ka bërë gjë tjetër veç ka asfiksuar veprimtarinë e Shoqatës. Ky njeri ka emëruar dhe komanduar në postin e kryetarit ata që i duhen atij dhe ka shpërfillur kontributet e gjithësecilit, sepse kështu mendon ky njeriu që në fjalorin e tij për të folur për çështjen çame, ka vetëm një kasetë që e sjell dhe e përcjell me oratori politikani tipik si politika mashtruese shqiptare dhe që nuk çon ujë në mullirin e bluarjes së halleve të çamëve. Nuk ma kishte marrë mendja që kontributet e shumë e shumë burrave dhe grave që me një entuziazëm të paparë u bënë pjesë e një kauze dhe sot ndodhemi në udhëkryqin e punëve pa asnjë strategji trajtimi dhe zgjidhjeje.

“Gjyshërit dhe prindërit na kanë lënë amanet që të mos e shpërdorojmë gjakun e viktimave që shkaktuan në Çamëri. Shqiptarët e Çamërisë nuk mund të mbeten peng të preferencave të një individi apo grupi të vogël individësh, kushdoqofshin ata. Është fakt që sot shoqata është bërë si sqetulla e individit Shpëtim Idrizi…”

Janë të parrëfyera eleminimi i elitës intelektuale çame nga pjesëmarrjet në forumet e Shoqatës, nuk mblidhet këshilli kombëtar i kësaj Shoqate që nga qershori 2017, nuk bëhen zgjehdjet për kryetar në Tiranë dhe në rrang kombëtar, por komandohen njerëz anonimë në krye të saj, vetëm e vetëm që ky t’i përdorë ata sipas qefit dhe futjes së problemit çam në kalendat greke. Profesorë dhe historianë, njerëz me kontribute me emër dhe të mirënjohur e të respektuar janë lënë në hije se nuk ia do midea Shpëtim Idrizit se ky njeri nuk i do mendimet dhe këshillat, ky njeri injoron çdo personalitet që di dhe ka se çfarë të thotë, sidomos moshat e vjetra që u rreh damari për kauzën e Çamërisë i ka lënë në injorim dhe përdor disa që për fatin e keq i vijnë sipas avazit se ai kërkon protagonizmin e tij të pamerituar. Gjithmonë i ndjek problematikat që krijohen në marrëdhëniet me Shoqatën Çamëria se si aktivist me kontribute që nga krijimi i kësaj Shoqate dhe ndikimet që ka pasur kjo nga PDIU, por që në fakt është bërë si sqetulla e individit Shpëtim Idrizi. Nuk është se ndjehem komod kur bëhet fjalë për debatet e krijuara mes shqiptarëve trashëgimtarë të ardhur nga Çamëria, që habiten me inaktivitetin dhe heshtjen paralizuese, që nuk e prisnin këtë mospërfaqësim dinjitoz, por nuk kam se si të hesht para një realiteti që më dhëmb si pjesë e atyre që e duan kauzën e Çamërisë pa asnjë interes dhe që unë personalisht kam bërë më të mirën e mundshme gjithnjë në rritje vite më parë kur Shoqata funksiononte me rregulla. Mungesa e faktorizimit të shqiptarëve të Çamërisë në problemet kombëtare, është dëmi më i madh që iu bë kësaj kauze. Fillimisht në mbledhjen e parë të këshillit të kësaj Shoqate u quajtëm “Shoqëria Politike Atdhetare Çamëria”. Më pas iu hoq fjala politike dhe sot thjesht “Shoqata Çamëria”. Përse ? Sepse duhet që përfaqësimin politik të shqiptarëve të Çamërisë si trashëgimtarë të prindërve të tyre, që erdhën të përgjakur nga vatrat e tyre nga genocid grek përmes Napoleon Zervës, ta bëjë vetëm PDIU, që nuk e di për çfarë u krijua dhe përse nuk u shërbeu kësaj kauze të madhe. Unë e di që një njeri që temën e desertacionit të shkollimit të tij e ka për “ Roli udhehëqës i organizatës së partisë në kooperativat buqësore” nuk ka se si të mendojë për “desertacionin” e duhur të një popullate të mbetur në udhëkryqin e historisë. Gjyshërit dhe prindërit na kanë lënë amanet që të mos e shpërdorojmë gjakun e viktimave që shkaktuan në Çamëri, për të mos harruar pasojat e keqtratimit të të drejtave të njeriut në mënyrë kriminale në kohën e diktaturës, dhe nuk ka asnjë falje që e gjithë kjo të katandiset sot në një heshtje apo me shfaqje folklorike apo fasada elektorale thjesht të një partie. Ku është çështja çame, ku janë ato zyrat avokatore, ku është Rezoluta çame, ku janë vajtje ardhjet në Bruksel dhe në Amerikë, ku janë llafollogjitë oratorike, ku janë sakrificat e qindra e qindra çamëve, që shpresonin për një orientim në “desertaconin” e rëndësishëm të zgjidhjes për kauzën e Çamërisë. Është e pafalshme, për të mos thënë kriminale sjellja ndaj kësaj kauze të madhe për të cilën heshtet, bëjnë “serenata” tallëse sillogjet greke duke thënë se “çështja çame nuk ekziston. Ku janë protestuesit që duhet ta lëviznin fronin e një kryeministri apo presidenti, të një ministri të jashtëm dhe çdo zyrtari grek që vjen në Shqipëri e thotë çfarë të dojë. Ku është shpirti çam? Ku është futur Shoqata Çamëria, përsë është asfiksuar në këtë gjendje inekzistente? Brezat ikin dhe marazi për situatën që është krijuar mes shqiptarëve trashëgimtarë të Çamërisë është e pafalshme. Nuk dua të bëj kritizerin se gjatë gjithë këtyre viteve kam bërë më të mirën dhe më të duhurën në Shoqatën Çamëria në Elbasan dhe me shkrimet e mia i kam shërbyer të vërtetave historike, por ka ardhur koha për një rithemelim të Shoqatës Çamëria pa ndikime politike të asnjë lloj partie nëse vërtet kemi gjak çam dhe që e kemi për krenari këtë emër si një e drejtë njerëzore në mesin e të drejtave sipas Deklaratës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut apo kartave të këtij lloji në arenën ndërkombëtare. Shqiptarët e Çamërisë nuk mund të mbeten peng të preferencave të një individi apo grupi të vogël individësh, kushdoqofshin ata që bëjnë dallimin dhe të bëjnë cilësime “grupi refrektar” mes atyre që janë çamër të lindur dhe trashëgimtarë të prindërve dhe gjysh e stërgjyshërve çamër dhe atyre, që në këto vite janë cilësuar “çam bëhesh, çam nuk lind”. Kur ndonjë orator propogandistik llomotit se duhet bashkim i çamërve dhe duhen shmangur çamët e konsumuar, i them qartësisht se në Shoqatën (Shoqërinë) Çamëria kanë pjesë të gjithë çamët pa asnjë etiketim dhe që në shpirtin dhe mendjen e tyre jeton amaneti për të menduar zgjidhjen e problemit çam me një strategji të mirë menduar dhe të studiuar, që mungoi në këto vite edhe pse u premtua shumë si fasada elektorale. Takimet apo ata që u fshihen syve dhe mendjes së çamëve me takime fantazmë për të kënaqur shijet e “liderit” të konsumuar, janë modelet tipike të atyre që u bënë ideatorë të çamëve në 45 vitet e diktaturës dhe që sot po risjellin në skenë modele, që nuk bëjnë asgjë tjetër veç hedhin limontoz në qumështin e Çamërisë.