Dueli Berisha-Fleckenstein për “sundimin” e mafies “Soros” në Shqipëri, zyrtari i PE i kërkon Berishës të heshtë

508
Pas deklarimeve mediatike të Sali Berishës, kundër veprimtarisë shkatërruese të “oktapodit” Soros në Shqipëri, ka reaguar Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Z. Knut Fleckenstein, duke folur hapur në mbrojtje të Soros dhe veprimtarisë së tij, bërë deklaratat gjatë një prononcimi të pazakontë në Tiranë. 

Fleckenstein: “Akuzat e Berishës kundër Soros janë përralla, të ndalë sulmet”
Raportuesi i PE, Knut Fleckenstein, i cilësoi “përralla” akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha, për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros, duke u shprehur kështu: “Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë. Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe, madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe, nga përvoja ime, është e vërtetë se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët”. 
Sali Berisha: “Flencketein u ngut, mafia e Soros është e dokumentuar, ajo ka korruptuar shumë njerëz në botë”
Me këtë rast, duke shprehur me sinqeritet vlerësimin tim të palëkundur për kontributin e tij qenësor personal dhe të Parlamentit Evropian në dekriminalizimin por dhe probleme të tjera të vendit, me duhet t’i them, se deklaratën e tij e konsideroj të ngutur dhe të pa bazuar për arsyet që vijojnë:

– Deklaratat e mia për Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si një rrezik madhor për demokracinë shqiptare janë të bazuara jo ne hamendje por ne dokumente autentike të pakundërshtueshme nga të gjithë ata që duan të besojnë të vërtetën. 

– Denoncimet e mia në parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze të Soros dhe networkut të tij në Shqipëri, të bazuara në dokumente dhe fakte, datojnë vite më pare dhe nuk kanë lidhje me polemikën e sotme që zhvillohet ne SHBA për veprimtarinë e kryespekullantit të planetit. 

– Xhorxh Soros përfaqëson sot miliarderin që ka korruptuar më shumë se kushdo tjetër mbi tokë politikanë, personalitete lokale dhe ndërkombëtare në vendet ish-komuniste por edhe në vende të tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individë dhe grupe në institucione serioze ndërkombëtare të vendosura në kryeqytete të vendeve të ndryshme, përfshi këtu Berlinin!

Në këtë kontekst, mendoj se jo hedhja poshtë me apriori apo paragjykime të zërave që kërkojnë të nxjerrin në shesh një të vërtetë tronditëse, por hetimi me transparencë nga parlamenti evropian dhe parlamente të vendeve të interesuara duhet të ishte përgjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e vërteta. Me deklaratat e mia kam vetëm një qellim; të mbroj një të vërtetë që e vlerësoj se ka interes të padiskutueshëm për vendin tim, por edhe miqtë e mi kudo që janë!
Dokumenti sekret: Flenckenstein është misionar aktiv i Soros, në seksionin “Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë? 
Një dokument i dalë nga arkivat e Solos, tregon se zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Solos dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi. Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013. Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’. Materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni Soros. Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar “Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë”, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe Knut Flenckenstein. 
Sigal