Kryemadhi: LSI nuk ka kryetar, kryetarë janë të gjithë anëtarët dhe kontribuesit e saj

277
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në konferencën e mbajtur sot është shprehur se : “Kryetarët të LSI-së janë të gjithë ata që janë anëtarë të LSI-së, janë ata që kontribuojnë në LSI”.

“E kuptoj ankthin që ka, sepse i merrej fryma dhe në fakt do t’i sugjeroja stafit të tij që ta pajiste me një pompë, nëpërmjet regjive të kontrolluara edhe mund ta shmangte këtë moment, se njerëz të gjallë jemi, edhe sëmuremi, edhe kemi momente që kemi nevojë për pak oksigjen apo kemi nevojë për ujë. Mund ta zgjidhnin këtë çështje, mos ta lejonin që të kishte vështirësi aq të mëdha në frymëmarrje. Uroj që kjo vështirësi të jetë nga makthi që ka se kush është kryetari i LSI-së. Dua ti bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë atyre që ja shkruajnë tezat Edi Ramës. LSI-ja nuk ka kryetar. Kryetarët të LSI-së janë të gjithë ata që janë anëtarë të LSI-së, janë ata që kontribuojnë në LSI. Dua ti bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë atyre që e gënjejnë dhe që e mashtrojnë. LSI-ja kurrë nuk ka pasur njerëz në pushtet. Edhe Ilir Meta, ka qenë kryetar i LSI-së por LSI-ja ka pasur të rinjtë dhe të rejat, studentët, burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, ata që punojnë në biznese private dhe që iu del djersa për të mbajtur fjalimet e tyre. LSI-ja ka ata njerëz që e duan vendin. LSI-ja ka ata anëtarë të cilët janë të gjithë kryetarë që duan ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Në fund të fundit shtëpia jonë nuk janë as ishujt Mauritius as off shoret e Mishkës së Ukrainës, as Amerika nuk është shtëpia e shqiptarëve, as Franca, as Italia, as Greqia dhe as Gjermania. Shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria, ky është vendi ynë, këtu do të jetojmë dhe këtu do të vdesim. Nëse Edi Rama me shpurën e tij kanë vendosur që të jetojnë jashtë ajo është punë për të. Por, Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe këtë nuk e tjetërson dot Edi Rama”, u shpreh Monika Kryemadhi.