Silva Caka: Për Taulant Ballën, 2+2 bëjnë gjithnjë 5

504
Sigal

Për Taulant Ballën, 2+2 bëjnë gjithnjë 5, mjafton që këtë t’ia kërkojë shefi i tij i radhës, por kësaj radhe situata është më e rëndë nga ç’duket!

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese plotësohen sipas kësaj radhe: Vakanca e parë plotësohet nga Presidenti, e dyta nga Kuvendi, e treta nga Presidenti dhe e katërta nga Kuvendi, duke i qendruar korrektë afateve kohore respektive.

Mirëpo në llogjikën dhe matematikën e Taulantit (sigurisht i nxitur nga Edi Rama), nuk mjafton vetëm i dyti dhe i katërti, por duan të emërojnë të dytin, të tretin dhe të katërtin.

Kësaj po që i thonë “kap ça t’kapësh”!!!