Mazhoranca me 2 qeveri, 1 në burg, dhe 1 në shtëpi

50
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula inkurajoi SPAK për arrestimet e fundit ku ra në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe u dha masa për 6 zyrtarë të tjerë. Për deputetin demokrat “vizioni i kësaj qeverie është zhvatja e taksave të qytetarëve.” Në reagimin e tij publik pas veprimeve më të fundit të SPAK mbi këtë çështje thuhet: “Vizioni i kësaj qeverie, që në startin e saj ka qenë zhvatja e taksave të qytetarëve për punë që nuk bëhen asnjëherë. Por babëzia ka qenë aq e madhe saqë nuk kanë kursyer as shëndetësinë sektorët më jetikë. Arroganca e madhe ia ka pas mbyllur sytë dhe kanë harruar se një ditë do të kishte drejtësi dhe do vendoseshin para përgjegjësisë. Puna e SPAK duke goditur dosje të ashtuquajtura ‘me imunitet’ meriton përgëzime dhe si ish-prokuror i inkurajoj që të veprojnë me barazi për të gjithë pavarësisht sa lartë, sa pushtet ka personi, i cili nuk ka zbatuar ligjin. Rasti i Koncesionit të Sterilizimit, ashtu si edhe inceneratorët pasqyrojnë frymën e të vepruarit të kësaj qeverie dhe japin indicie për filtrimin e çdo koncesioni të dhënë. I bindur se me të njëjtin ritëm që po vazhdohet, kjo mazhorancë do jetë me dy qeveri dhe dy grupe parlamentare, një në parlament dhe një prapa hekurave.” – tha deputeti demokrat Dashnor Sula.