Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se ndalimi i koncesioneve duhet të ishte hapi i parë i qeverisë “Rama” për të përballuar krizën ekonomike. Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare, kryetarja e LSI-së se qytetarët dhe bizneset kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje ekonomike. Kryemadhi ironizoi projektin e Edi Ramës për legalizimin e kanabisit, duke e cilësuar si paketën e tretë ekonomike.
‘Legalizimi i kanabisit, paketa e tretë ekonomike, Kryemadhi: Në këtë kohë pandemie dhe krize ekonomike, të ndalonte koncesionet
Kryemadhi: Për mua mjafton të ndalonte urgjentisht koncesionet, do të ishte një nga gropat e buxhetit të shtetit, mjafton check up-in, se ndonjëherë shqiptarët nuk e kuptojnë. Shqiptarët duhet ta dinë që një analizë kur bëhej nga shteti shqiptar kushtonte 3 euro, sikur të bëhej në standardet europiane. Shteti shqiptar e paguan koncensionarin 12 euro. Pra, e para njëherë është 4 fish më shumë, pra janë para të cilat automatikisht shkojnë në xhepin e qeveritarëve, të koncensionarit e të tjerë e të tjerë. Të mos merremi më, që në kohën që ne po flasim sot për pagën e luftës, apo çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë drejtëpërsëdrejti me ekonominë shqiptare, që janë inekzistente, qoftë për paketën e parë ekonomike, qoftë për paketën e dytë ekonomike apo edhe paketa e tretë e famshme, legalizimi i kanabisit, që është paketa e tretë ekonomike.
Ilva Tare: Legalizimi i kanabisit është paketa e tretë?
Kryemadhi: Po ajo është, se atë tha ai. Ai thotë për turizmin pra, turizmin, bujqësinë dhe fasonët. Ai u thotë shqiptarëve që unë ndihmën ekonomike do ua jap duke legalizuar kanabisin. Pra do shkoni do vadisni, plugoni dhe plehroni fidanët e kanabisit. Të jemi të sinqertë, ai prezantimin e këtij projekti e bëri në zyrën e Bashkimit Europian, që për mua ai shpërdoroi imazhin e delegacionit të Bashkimit Europian, imazhin e ambasadorit dhe e detyroi që zyra më pas të bënte përgënjeshtrim të thoshte që ne as nuk jemi pjesë e konsultimit dhe as nuk jemi përfshirë në këtë projekt. Kur ndërkohë zotëria në fjalë mund ta bënte shumë mirë një deklarim të tillë nga zyra e tij kryeministrore. Me ndërkombëtarët, por pse duhet ta bënte në krah të ambasadorit të BE-së, mund ta thoshte me ata që ka pyetur.






















