Kryemadhi: Kryeministri i inceneratorëve iu bën presion shqiptarëve për rrogat! A vepron ligji kur krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën “ombrellën” e Ramës?

63
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa e quan kryeministër i inceneratorëve, Kryemadhi thotë se Rama po u bën presion shqiptarëve duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.

Reagimi i plotë:  

Kryeministri i inceneratorëve u bën presion shqiptarëve nga banaqet e televizioneve, duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.

Ndërkohë,

AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njera nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH. Vetëm kjo kompani me dy punojës ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë.

A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?

Kryemadhi: Kryeministri i inceneratorëve iu bën presion