Prof. Fehmi Abdiu: “Venecia” kërkon zgjidhjen më të përshtatshme për ta miratuar reformën e drejtësisë

459
Rekomandimet e Komisionit të Venecias për draftet e reformës në drejtësi, sipas mendimit tim do lexuar dhe do kuptuar me kujdes. Komisioni i Venecias, edhe pse zyrtarisht në Shqipëri nuk ka botuar një qëndrim zyrtar, rekomandimet që jep duhen vlerësuar seriozisht. Kam përshtypjen se Komisioni i Venecias ka vlerësuar pozitivisht si të rëndësishme punën që kanë bërë grupimet e ndryshme, sepse janë paraqitur në mënyra të ndryshme në Venecia, mazhoranca, opozita, ka vlerësuar pozitivisht përpjekjen dhe punën e secilit. Ka vlerësuar shumë pozitivisht çdo përpjekje të qeverisë dhe të mazhorancës për reformën kushtetuese, për të cilën tani, unë mendoj se nuk duhet të merren shumë për ta stërholluar, sepse ky fakt është bërë fakt i njohur botërisht, në daç nga faktori ndërkombëtar, në daç nga faktori i brendshëm, që domosdoshmërisht ajo duhet të bëhet. Pra, Komisioni i Venecias, ka shprehur konsideratat e përgjithshme për punën e bërë. Por, fakti që ajo ka dëgjuar në sezonin që shkoi një përfaqësues të komisionit të ekspertëve, fakti që ajo erdhi solli këtë dhe vetë në Tiranë dhe dëgjoi të dy palët, po nuk arritën në një konsensus të gjithë të pranuar, fakti që ajo në sezonin e para dy-tre ditëve vlerësoi të thërrasë dhe të dëgjojë përfaqësuesit e opozitës, që i dëgjoi me vëmendje dhe i vlerësoi objektivisht përgjithësisht, tregon se Komisioni i Venecias përflitet të gjejë një zgjidhje më oportune dhe më të përshtatshme për Shqipërinë për ta miratuar draftin përfundimtar të reformës në drejtësi. Në parim, siç kuptova unë, Komisioni i Venecias pas vlerësimeve pozitive, ka bërë vërejtje të ndjeshme, me rëndësi kushtetuese. Me shumë rëndësi për problemet e ndërprerjes së mandateve, problemet e shumë organeve që mundohen të shtohen, problemin e rolit të ministrit të Drejtësisë i kudogjendur, për problemet e të drejtës për ankim, i Gjykatës së Lartë Administrative, etj., tregon se Komisioni i Venecias dëshiron që të qëndrojë thellë përpara se sa të jap një qëndrim zyrtar. Fakti që Komisioni i Venecias ka vlerësuar se do të sjelli në janar për të dëgjuar prapë palët, është optimist, por për mua, siç e kuptoj unë dhe siç e di, sepse e kam parë metodikën e punës së Komisionit të Venecias, sepse kam punuar me të disa herë. Në atë kohë do fillojë hartimi i një drafti përfundimtarë nga shqiptarët bashkë me ekspertët e Komisionit të Venecias. Pra, dua të them, që asnjëra palë nuk duhet të mburret se çdo gjë shkoi vaji dhe se tani na u dha një “OK” për të bërë ç’të duam dhe as pala tjetër nuk dua të mburret se çdo gjë është nxirë. Është një fillim i mirë që nuk ishte menduar se do të përfundonte kështu. Ishte menduar fillimisht për të përfunduar në mënyrë amatoreske dhe diletante, por që mendohet se do të jap rezultatet e veta pozitive, pasi të sqarohen shumë gjërat, cilat nuk do të jenë në zgjedhjet përfundimtare shumë prej tyre kështu siç janë. Megjithatë e ardhmja i përket reformës, reforma do të bëhet. Ato janë një mori problemesh, por se në parim që të gjitha janë shumë të rëndësishme. Që të gjitha janë të diskutueshme, edhe pse opsionet e të dy palëve mund të jenë në thelb demokratike. Sido që të jetë, Komisioni i Venecias do t’i diskutojë shumë prej atyre; si për faktin e ndërprerjes së mandateve, si për rolin e ministrit të Drejtësisë i gjithë kudogjendur në të gjitha organet edhe pse nuk është anëtar është i kudogjendur që nuk duhet të jetë, problemet që kanë të bëjnë me kontrollin, problemet që kanë të bëjnë me vlerësimin, me shumë faktorë, si gjykatat, shtimin e organeve të ndryshme në Shqipëri, me Gjykatën e Lartë Administrative, për mua janë shumë të rëndësishme dhe një pjesë e mirë e tyre nuk do të pranohen siç e kanë variantin. Inspektorati i Lartë Disiplinor i Drejtësisë duhet të ekzistojë, ai duhet përbërë nga ekspertë dhe specialist shumë të mirë, por harta e kontrollit në gjykata duhet të vlerësohet ndryshe, sepse gjykatat, si rregull i kontrollon Gjykata e shkallës së dytë dhe parametrat e kontrollit në veprimtarinë e gjykatave nuk janë njëlloj si parametrat e kontrollit të veprimtarive administrative, siç duam t’i bëjmë dhe shumë administratorë dhe kuadro kryesore. Gjithsesi, për ato do të shkruhet në të ardhmen.
Sigal