Përfaqësuesja republikane në kongres Marjorie Taylor Greene: Të mendojmë më shumë për ushqim për fëmijët dhe nënat në Amerikë

246
Sigal

“Jam kundër këtyre shpenzimeve.
40 miliardë $$$ armatime për Ukrainën,
54 milion $$$ ndihmë për Covidin në Ukrainë,
900 milion $$$ për OJF në Ukrainë,
8.7 miliardë $$$ për mbështetje ekonomike Ukrainës, shuma të padeklaruara $$$ për CIA në Ukrainë, … dhe nuk ka ushqim (baby formula) për fëmijët dhe nënat në Amerikë.

Nqs kjo bëhet për të shpëtuar jetë, le të jemi të sinqertë e mos tallemi, duhet të mendojmë për të gjitha vendet e shkatërruara nga lufta, siç është Etiopia prsh, por unë nuk shoh të përmëndet fare Etiopia këtu, kështu që kjo është e gjitha një hipokrizi e shënuar.

Injorojmë komplet krizën emigratore që kemi në kufirin tonë, injorojmë ushqimin e femijëve tanë, injorojmë inflacionin që ka shkuar në stratosferë dhe çmimin e karburantit që nuk përballohet dot, dhe duam ti dërgojmë 40 miliardë $$$ Ukrainës???

Boll me ndryshim qeverish në vendet e tjera, boll me mashtrimet për të pastruar paratë që të mbuloni bythën e politikanëve. Populli amerikan nuk ju paguan vazhdimisht për tu marrë me punët e jashtme, ndërkohë që këtu Brenda, vendi ynë po shkatërrohet nga qeveria jonë.”