Kryemadhi: I bashkohem apelit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Me votë vendosim…

263
Sigal

I bashkohem apelit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe ju ftoj të lexoni deklaratën e tyre shumë të rëndësishme për zgjedhjet e 25 Prillit. Me votë vendosim për një arsim më cilësor për femijët, për punësim të mirëpaguar për punëtorët, për kosto më të ulët jetese, për një të ardhme që na bën të ndihemi krenarë që jetojmë në Shqipëri. Ndaj i nxis të gjithë shqiptarët e sidomos të rinjtë, të denoncojnë shitblerjen e votës dhe çdo fenomen tjetër negativ që do të cënonte integritetin e këtyre zgjedhjeve që do të sjellin ndryshimin e shumëpritur.