Kryediplomati i BE, Borell kundër Ramës për Mini-Shengenin

495
Sigal

Në një përgjigje të dhënë për Gazetën Express, zyra e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, thotë se nisma të tilla rajonale duhet ta përfshijnë gjithë rajonin, dhe gjithashtu kanë përmendur edhe samitet për Ballkanin Perëndimor që do të organizohen nën patronatin e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2020, si një mundësi e mirë për të shtyrë përpara agjendën për integrimin ekonomik të rajonit. ‘Me të vërtetë, bashkëpunimi rajonal është një element esencial për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e gjashtë marrëveshjeve të arritura në kuadër të Stabilizim Asociimit. Është e rëndësishme që iniciativat rajonale të përfshijnë të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor dhe të jenë të bazuara në rregullat e Bashkimit Evropian, të bazuara në përgjegjësitë të cilat janë marrë më herët. Liderët tashmë kanë një mundësi të shkëlqyeshme për të zhvilluar një agjendë ambicioze për të ardhmen e integrimit ekonomik rajonal, në funksion të Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb dhe gjatë udhëheqjes së procesit të ËB6 nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut në vitin 2020′ -ka thënë një zëdhënës i Bashkimit Evropian. Ne gjithmonë ndjekim nga afër Samitet e Ballkanit Perëndimor si dhe zhvillimet që ndërlidhen me iniciativat rajonale në Ballkanin Perëndimor’,- thuhet në përgjigje. Ndër të tjera kanë paralajmëruar se në javët e ardhshme Josep Borell do t’i vizitojë Serbinë dhe Kosovën, duke qenë se Ballkani Perëndimor do të jetë një prej prioriteteve përgjatë mandatit të tij. Bashkimi Evropian, gjithashtu, ka rikujtuar faktin se vetëm gjatë vitit që po lëmë pas ka dedikuar për Ballkanin Perëndimor 1.2 miliardë euro, ndërkohë paralajmëron edhe 1.3 miliardë euro të tjera gjatë vitit 2020. ‘Më lejo që gjithashtu të rikujtoj që Bashkimi Evropian është donator dhe partner politik e tregtar më i rëndësishmi për Ballkanin Perëndimor. BE i ka dedikuar në vitin 2019  1.2 miliardë euro në kuadër të (IPA) për të mbështetur investimet dhe implementimin e reformave për partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe për të nxitur  bashkëpunimin rajonal në të mirë të gjithë qytetarëve dhe rajonit. Për vitin 2020, ne presim që të mobilizojmë edhe 1.3 miliardë euro të tjera në mbështetje të partnerëve tonë në Ballkanin Perëndimor’, thuhet ndër të tjera në përgjigje. Në fund thuhet se BE-ja do të përkrahë iniciativat të cilat sjellin përfitime për qytetarët dhe që e afrojnë rajonin me BE-në. Qëndrim pothuajse i ngjashëm për Minishengenin është dhënë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy përfaqësuesit specialë për Ballkanin Perëndimor e për Dialogun Kosovë-Serbi, Mattheë Palmer dhe Richard Grenell, kanë thënë se një iniciativë e tillë nuk mund të funksionojë pa Republikën e Kosovës. Albin Kurti e kishte kritikuar Edi Ramën për faktin se në një iniciativë të tillë kishte konsultuar më përpara Serbinë se Kosovën. Vendimi i Kosovës për ta bojkotuar takimet e Minishengenit ka bërë që kryeministri i Shqipërisë të drejtojë akuza për krerët e politikës kosovare, dhe ka nxitur polemika të shumta Shqipëri-Kosovë.