E pabesueshme/ Bonucci ka më shumë fitore se Interi në dekadën e fundit në Seria A

488
Sigal

Juventusi ka dominuar në 8 vitet e fundit, duke fituar 8 tituj radhazi. Skuadra torineze ka fituar më shumë ndeshje në dekadën e fundit 260, teksa një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe sajti Opta, i specializuar për statistika.

Fakti interesant është se menjëherë nën podium, pas Napolit (218 fitore) dhe Romës (214), renditet Leonardo Bonucci i vetëm!

Qendërmbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”, nga viti 2010 deri më 2019, ka grumbulluar në total 212 fitore, të cilat, nëse nuk do të kishte qenë për një vit te Milani, mund të ishin edhe më shumë.

Madje, numri 19 i bardhezinjve ka 23 fitore më shumë se Interi, me zikaltrit që ndalen në 189 triumfe gjatë dekadës së fundit.

Image