Moderatorja e njohur provoi fatin dhe fitoi, ja ku do t’i çojë paratë e fituara

418
Sigal

Moderatorja e sportit, Ilda Bejleri, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Dilema Deal or no deal” .

Ajo zgjodhi kutinë me numër 19, pasi ?shtë data e ditëlindjes së saj dhe aty kishte 1 milionë lekë të vjetra.

Megjithatë në fund Ilda zgjodhi të pranonte ofertën, duke lënë kutinë e saj dhe një tjetër me 5 milionë lekë.

“Kjo është lojë që provon edhe karakterin e njeriut”, u shpreh Ilda.

Po ashtu ajo zbuloi se paratë e fituara do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.