Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim boksierin shqiptar, kampionin në versionin IBF, Florian Marku, për të cilin tha se me triumfin e fundit në Londër bëri krenarë të gjithë shqiptarët. Në mënyrë simbolike, ai i dhuroi kampionit shqiptar Kullën e Sahatit të Tiranës.“Na ke ngritur kokën në një moment shumë të vështirë. “Nuk është sekret që do të organizojmë një ndeshje të jashtëzakonshme vitin tjetër në Tiranë, me shpresë që të kenë kaluar edhe kufizimet prej Covidit. Ti vërtet jeton në Angli, në Londër, atje jeni me një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës, për ta kthyer pak kokën mbrapa dhe për të kujtuar se duhet të planifikojmë këtë mega aktivitet”, tha kryebashkiaku, duke i dhuruar Kullën e Sahatit.Florian Marku falenderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen që i kanë dhënë. “Mezi e kam pritur këtë moment. Ftesa nga kryetari i bashkisë së Tiranës është diçka e madhe për mua. I falenderoj të gjithë shqiptarët për përkrahjen e madhe dhe mezi pres të rikthehem në Shqipëri, që të mbroj këtu titujt e mi, në një stadium gjigant”, pohoi boksieri shqiptar. Florian Marku u shpall kampion bote në versionin IBF.



















