Shoqata e Gjyqtarëve: Kryeministri ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë

1289
Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka diskutuar rreth listës së publikuar nga kryeministri. E ka konsideruar shkelje të rëndë dhe, parimisht, është kundër saj
Lista e kryeministrit ku mes 100 emrave të denoncuar si të korruptuar ishin dhe 30 gjyqtarë e prokurorë, ka sjellë reagimin edhe të Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë. Gjatë ditës së djeshme, kryetari i kësaj shoqate, Erjon Bani, gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës Dhoma Penale, ka njoftuar anëtarët e bordit për një mbledhje me qëllim diskutimin e situatës dhe daljen me një deklaratë zyrtare. Gazeta “Telegraf” u interesua dhe pyeti kryetarin shoqatës për hapat që do të ndërmerren në këtë rast. Sipas Banit, shoqata do të dalë me një deklaratë zyrtare për këtë qëllim, gjithsesi, shtoi ai gjyqtarët e prekur individualisht duhet të marrin hapa konkret për të dërguar në gjyq kryeministrin, i cili me pa të drejtë ka publikuar një listë, në radhët e së cilës ndodhen edhe gjyqtarë. Bani u shpreh se në asnjë mënyrë, askush nuk ka të drejtë, qoftë ky qytetarë apo politikanë të publikojë emra gjyqtarësh duke i akuzuar për korrupsion, në rast se nuk është provuar një gjë e tillë. Sipas tij, çdokush që ka ankesë për gjyqtarët, duhet të drejtohet në prokurori, kur bëhet fjalë për procedim penale, ndërsa për procedim administrativ, masat merren nga KLD. Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Erjon Bani u shpreh se kryeministri ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa shtoi se askush nuk ka të drejtë përveç dy institucioneve, ai i prokurorisë dhe KLD të vendosin për fajësinë ose jo të një gjyqtari. “Ne distancohemi nga çdo rast korruptim. Por nuk mund të lejojmë që gjyqtarët të përfliten si të tillë pa prova. Megjithatë janë vet gjyqtarët e prekur ata që do të duhet të reagojnë personalisht dhe të ndërmarrin hapat e duhur. Nga ana jonë, ne do të bëjmë të gjitha veprimet e duhura”, u shpreh gjyqtari Erjon Bani. Sipas Banit, kryeministri ka bërë gabim kur e ka cilësuar “lista e zezë”. Që këtu tha ai, kreu i qeverisë i ka deklaruar fajtor gjyqtarët, pa pasur asnjë fakt në dorë. “Megjithatë ne nuk i futemi fajësisë apo jo. Ne kërkojmë të respektohet ligji dhe të mos hidhet baltë mbi gjyqtarët pa prova konkrete. Nëse gjyqtarët kanë shkelur m,e të vërtetë ligjin dhe janë të korruptuar, atëherë vërtetoje dhe ne jemi dakord që ata të ndëshkohen”, tha Bani. 

Gjyqtarët hapa konkretë
Gjyqtarët e prekur nga lista e zezë e kryeministrit pritet të ndërmarrin hapa konkret. Mësohet se gjatë ditës së djeshme tre gjyqtarët e Dhomës Penale Tiranë, Altin Abdiu, Tereza Lani dhe Migena Laska, kanë diskutuar rreth situatës dhe pritet të dalin me një vendim konkret. Ka të dhëna se gjyqtarët do të bëjnë padi në prokurori për publikimin e emrit të tyre në listën e zezë nga kryeministri si të korruptuar. Ata janë shprehur se do të preferonin çdo lloj kontrolli administrativ në rast të shkeljes së ligjit. Po kështu i kanë bërë thirrje KLD-së të ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim. 
Sigal