Kryebashkiaku i Vlorës: Ermal Dredha, bashkpunim me policinë për identifikimin e personave që përmbysin koshat e plehrave në rrugë

85
Sigal

Në kulmin e sezonit turistik shkatërrimi dhe flakja në rrugë e koshave të plehrave në Vlorë po kthehet në problem shqetësues si për autoritetet, komunitetin dhe veçanërisht turistëve të shumtë, që zgjedhin të pushojnë në qytetin bregdetar të Vlorës. Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha vijon prej ditësh mesazhet sensibilizuese, por mesa duket së fundmi thirrjeve për kujdes mjedisor që u bëhen qytetarëve dhe turistëve do të kalojnë në masa më të forta. Ermal Dredha njoftoi se në bashkëpunim me policinë do të identifikojnë personat që kryejnë akte të tilla. Në reagimin e tij Dredha tha: “Numrat e turizmit e kanë bekuar Vlorën këtë vit. Kolegët e pastrimit punojnë çdo ditë duke u përpjekur të bëjnë maksimumin, për një qytet të pastër.  Të gjesh, për të dytën ditë radhazi, koshat përgjatë Lungomares të hedhur në rrugë në mënyrë vandale është shumë e trishtë dhe fyese për punën që bëhet. Po punojmë me Policinë e Shtetit me qëllim identifikimin e personave përgjegjës dhe dënimin e merituar të këtyre vandalëve, që përveçse shkatërrojnë pronën publike, nuk i sjellin asnjë të mirë qytetit tonë!” – tha Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.